“PAN-i e ka gjuajtur Rugovën me armë të rënda dhe po të mos ishte vetura e blinduar, do të hidheshin në ajër”

Aktuale

“PAN-i e ka gjuajtur Rugovën me armë të rënda dhe po të mos ishte vetura e blinduar, do të hidheshin në ajër”

Nga: H.O. Më: 21 maj 2020 Në ora: 22:29
Arkiv/ Sulmi ndaj Presidentit Rugova

Publicisiti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka folur rreth ҫështjeve politike në vend. Në një pyetje se kush është fajtor për prishjen e koalicionit qeverisës LVV-LDK, ai ka thënë se të dyja partitë janë fajtore.

Ai ka përmendur edhe një rast të një sulmi ndaj Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

“Bota sot” Kush është fajtor për prishjen e koalicionit LVV-LDK?

Idriz Zeqiraj: Fajësia është e dyanëshme. LDK ishte e dyzuar për koalicionin me LVV. Kreu i LDK, Isa Mustafa, me klanin e tij, kishtín preferencë PAN-in, pavarësisht, tullumbaceve që hidhnin kundër tij. Reformatorët, e përfaqësuar nga Vjosë Osmani, ishin përcaktuar për Vetëvendosjen. Edhe anëtarësia dhe elektorati i LDK ishte dhe vazhdon të jetë me reformatorët. Përgjatë marrëveshjes për koalicion, fajin e parë e bëri LDK, kur, jashtë marrëveshjes fillestare, nxorën kërkesën absurde - Isa president! Për LVV ishte e papranueshme, sepse këtu merrte fund ndryshimi i proklamuar, me aq bujë e pompë, nga të dy partnerët. Seps, nuk ka ndryshim me Hashimin e Isën në pozita të larta drejtuese.  Fajin e dytë e bëri LDK, kur emëroi ministër të Brendshëm Agim Veliun, njeriun që ishte kundër këtij koalicioni, ngaqë preferonte PAN-in! Madje, nuk ishte fare profesional për postin. Ky ishte edhe një provokim për partnerin. Në fushatën parazgjedhore, në Podujevë, po ky ministër deklaroi publikisht se "Vetëvendosje është partia më antirugoviste në Kosovë". Kjo nuk duhej thënë edhe po të ishte ashtu. Por, realisht, nuk është e vërtetë, sepse PAN-i e ka gjuajtur Rugovën, me armë të rënda, në shtëpi; e ka atentatuar  edhe në rrugë, me mjete telekomanduese shpërthyese. Dhe, sipas dëshmitarit, pjesëmarrës në krim, po të mos ishte vetura e blinduar, makina me Presidentin Rugova brenda saj, do të hidheshin në ajër. Kryeministri Albin Kurti bëri fajin e parë, kur theu marrëveshjen, duke e shkarkuar ministrin Veliu, pa e konsultuar, paraprakisht, kryetarin Mustafa. Fajin e dytë kryeministri e bëri me deklarimet paushalle, hiç diplomatike, për ambasadorin Grenell dhe vonesën për heqjen e taksës, të vënë dhe të lënë "si mollë sherri", nga qeveria rrumpallë PAN-iste. Megjithatë, pesha e fajësisë rëndon mbi LDK-në, si parti me përvojë, sepse theu premtimin e dhënë elektoratit, theu zemrat e tyre, duke kthyer PAN-in, krimin në pushtet! Sllogani emocional "BESO", tashmë, u bë leckë. Fushata ishte bërë për ndryshimin, reformat. Lufta kundër krimit të organizuar, hajnisë zyrtare, shtetëzimin e pasurive pa mbulesë, nga bandat e PAN-it. Dhe, tani, në koalicion me PAN-in, si si do t`i justifikojë votat e vjelura nga elektorati, si do t`i realizojë premtimet e dhëna?! Isa Mustafa dhe klani i tij, duke vepruar si në rastin e koalicionit me PDK-në; bërjen e Hashimit president, në kundërshti të hapur me strukturat e partisë dhe të anëtarësisë së gjerë, ngjallin dyshimin e bazuar: Pë llogari të kujt bëjnë pazare të pista dhe rrënuese në kurriz të LDK-së?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat