Abazi: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses nëse vendos sipas Kushtetutës

Aktuale

Abazi: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses nëse vendos sipas Kushtetutës

Më: 22 maj 2020 Në ora: 00:49
Haki Abazi

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se ky subjekt do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi.

“Ne do ta pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk do të del me deligjitimimin e qytetarëve të Kosovës”.

“Është e qartë se kemi të bëjmë me mbrojtjen e kushtetutshmërisë. Situata, rrethanat që janë krijuar pas rrëzimit të Qeverisë kanë treguar se kemi mbrojtje të rendit demokratik kundërt inxhinieringut të Presidentit që u bë e qartë se tenton të jetë mbi Kushtetutën”, ka thënë Abazi.

“Do të respektojmë institucionet e Kosovës që janë brenda kushtetutshmërisë dhe asaj që është brenda Kushtetutës. Kushtetua është akti më i lartë juridik që rregullon interesin e qytetarëve. Nëse vendimet janë në bazë të Kushtetutës ne do ta respektojmë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat