Abazi tregon pse po tenton të formohet qeveria me partitë jofituese

Aktuale

Abazi tregon pse po tenton të formohet qeveria me partitë jofituese

Nga: G.B Më: 22 maj 2020 Në ora: 06:46
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se asnjë skenar i nëndheshëm nuk mund ta ndalë qeverisjen e VV-së përkrahjen masovike qytetare, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë tentimi për të krijuar presedan për qeverisje nga partitë jofituese, është reagim dhe frika nga rritja dhe fitorja e madhe e VV-së në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV me përkrahjen masovike qytetare.

Tentimi me kriju presedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht në këtë moment të zhvillimeve ka nevojë për të mbrojtur vendin dhe interesat shtetërore nga kapësit e shtetit.

Integriteti personal dhe profesional është e vetmja mënyrë me qenë në anën e drejtë të historisë dhe për të qenë e/i denjë për të mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore.

Ndryshimi ka ndodhur me 6 tetor, tentimi me ndal ndryshimin ose me kthy me force vendin para 6 tetorit, është papërgjegjësi dhe kontribut në shembjen e rendit kushtetues e demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat