Këshilltari i Vjosa Osmanit demanton lajmin për iftarin e saj me Kurtin

Aktuale

Këshilltari i Vjosa Osmanit demanton lajmin për iftarin e saj me Kurtin

Nga: G.B Më: 22 maj 2020 Në ora: 08:25
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Artan Murati, këshilltari i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit se ajo ka qenë mbrëmë në iftar me Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka treguar se lajmi është i rremë dhe se fotoja është e nëntorit të vitit të kaluar, përcjell Bota sot.

Këtë ai e ka quajtur tendencë dashakeqe, derisa ka bërë thirrje që të mbahet distanca e të qëndrojmë në shtëpi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ju lutem mos bini pre e lajmeve krejtesisht te rreme. Kjo eshte nje tendence dashakeqe. Mbani distancen, rrini ne shtepi e perkujdesuni per veten dhe familjen tuaj.

Perndryshe, fotoja e ketij lajmi te rreme eshte e dates 14 nentor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat