Totaj: Kurti e injoroi Hasin pasi tash nuk është fushatë zgjedhore

Aktuale

Totaj: Kurti e injoroi Hasin pasi tash nuk është fushatë zgjedhore

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:34
Shaqir Totaj

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, si dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskukën, të cilët sipas tij nuk kanë gjetur kohë ta vizitojnë komunën e Hasit pas motit me furtunë.

Totaj përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Kurti nuk ka gjetur kohë të vijë në Has, pasi tash nuk është fushatë zgjedhore.

“Kurti dje ka qenë vetëm në Suharekë dhe në Mamushë e Haskuka në Anadrini, shumë afër Hasit, por nuk kanë e parë të arsyeshme të dalin andej Drinit, meqenëse tash nuk është fushatë zgjedhore. Hakuka nuk e ka parë të arsyeshme që nga Pirana të vazhdojë për në fshatin përballë, në Krajk, në Gjonaj, në Bregdri e gjetiu ku ka dëme të shumta”, ka shkruar ai.

Tutje Totaj ka vazhduar duke thënë se është për të ardhur keq se si kryeministri në detyrë nuk gjen kohë të vizitojë një rajon kaq të madh.

“Është për të ardhur keq se si kryeministri nuk gjen kohë ta vizitojë një rajon të madh, për t’i ofruar përkrahjen e merituar institucionale. Kjo tregon qartë se Hasi nuk paraqet ndonjë interes për pushtetin aktual”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj.

Po ashtu ai është shprehur se përveç dëmeve me mot të keq, Kurti është dashur ta vizitojë Hasin që sipas tij deri më tani ky vend nuk ka pasur asnjë rast me COVID-19 dhe se thotë se gjatë tre vjetëve të fundit që këtë vend e udhëheq Vetëvendosja Hasi është injoruar vazhdimisht.

“Pos dëmeve të konsiderueshme nga moti, Kurti është dashur ta vizitojë e madje ta falënderojë Hasin edhe për një arsye të rëndësishme në kohën e pandemisë. Në këtë rajon deri tash nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus. Në fakt, gjatë tre vjetëve të fundit, kur pushtetin lokal e udhëheq Vetëvendosja, Hasi është injoruar vazhdimisht. Këtë më së miri e dëshmon gjendja e mjerueshme e rrugës rajonale Gjonaj-Kushnin, traseja e të cilës është deformuar tërësisht”, ka shkruar ai.

Në fund Totaj ka thënë se Kurti e Haksuka shkojnë në Has “vetëm sa për të ‘shnuk’ vota”, të cilat ndonëse të pakta, por sipas tij deri tash i kanë marrë pa asnjë meritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat