Ish-ministri thotë se mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki

Aktuale

Ish-ministri thotë se mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:52
Valon Murati

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati ka thënë se mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim ka thënë se ata që nesër nuk do ta pranojnë vendimim e Gjykatës Kushtetuese, do ta shtrojnë rrugën që herëve tjera të tjerët.

“Mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarkiPërpjekja për ta deligjitimuar vendimin e ardhshëm të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e parashikuar atë apo duke goditur anëtarët e gjykatës është i pashembullt. Përveç i pashembullt do të jetë i dëmshëm për Kosovën e me pasoja të rënda për të ardhmen.

Ata që nesër nuk do ta pranojnë vendimim e Gjykatës Kushtetuese, do ta shtrojnë rrugën që herëve tjera të tjerët, përkatësisht çdoherë dikush t’i kontestojë e të mos i pranojë vendimet e saj.

Kjo rrugë dërgon në anarki e rrënim. Viktima do të jemi të gjithë pa përjashtim, e mbi të gjitha Kosova e qytetarët ne emër të së cilës flasin të gjithë” shkruan Murati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat