Fitore Pacolli: Partitë opozitare po mundohen ta njollosin punën e mirë të Qeverisë Kurti

Aktuale

Fitore Pacolli: Partitë opozitare po mundohen ta njollosin punën e mirë të Qeverisë Kurti

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:05
Fitore Pacolli

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka mbajtur sot një takim lidhur me riatdhesimin e qytetarëve tanë gjatë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Pas këtij takimi, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka thënë para gazetarëve se partitë opozitare po mundohen ta njollosin punën e Qeverisë duke prezantuar shifra të pasakta.

“Deputetët e opozitës kanë për qëllim që ta mbulojnë punën e mirë të Qeverisë dhe tentojnë të gjejnë zbrazësia, por edhe të ndryshojnë statistikat duke dezinformuar qytetarët për të bërë që të duket se puna e Qeverisë nuk po bëhet ashtu siç duhet”.

“Ne tashmë e dimë se Kosova renditet ndër vendet e para në botë që ka arritur ta menaxhojë situatën pandemike dhe në këtë mënyrë duke i ditur edhe dobësitë që i kemi si shtet, kemi arritur që me punën e palodhshme të qeverisë, ta parandalojmë përhapjen e virusit”.

“Kosova është ballafaquar me kthimin e qytetarëve që kanë qenë jashtë shtetit në kohën kur kufijtë u mbyllën. Në këtë mënyrë ne jemi munduar që të menaxhojmë kthimin e qytetarëve jashtë shtetit dhe riatdhesimi ka shkuar në përputhje me situatën e këtyre personave”.

Pacolli ka bërë të ditur se deri më tani janë kthyer mbi 2500 persona në Kosovë.

“Numri i të kthyerve është bërë në përputhje me kapacitetet që kemi në Kosovë”.

“Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë janë prezantuar shifra që nuk e di se ku janë marrë. Ishte e papranueshme të thuhet se qytetarët janë sjellë në aeroport dhe iu është thënë ‘Zoti qarën ua bëftë’”.

“Është komplet keqinformim i qytetarëve që po iu bëhet përmes partive opozitare që po mundohen ta njollosin punën e Qeverisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat