Profesori i Parisit: Ja çka do të ndodh në Kosovë nëse Gjykata Kushtetuese vendos pro Thaçit

Aktuale

Profesori i Parisit: Ja çka do të ndodh në Kosovë nëse Gjykata Kushtetuese vendos pro Thaçit

Nga: D.RR Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:24
Hashim Thaçi

Profesori që ligjëron në Paris, Nezir Kraki, ka thënë se është totalisht e pakapshme që Gjykata Kushtetuese t’i konsiderojë si të njëjta koalicionet parazgjedhore me ato paszgjedhore.

Ai thotë se nëse ndodh kjo, që t’i jepet e drejtë dekretit të presidentit, atëherë i bie që në çdo moment, secila parti politike pjesë e qeverisë mund ta rrezojë qeverinë dhe të riorganizohet brenda një qeverie tjetër pa dalë nga Kuvendi fare. Pa kërkuar legjitimitet fare nga populli.

Sipas tij, me këtë logjikë, qeveritë s’do zgjasnin as një vit sepse edhe partia me 5 deputetë nga e cila varet shumica mund ta rrëzojë vullnetin qytetar në çdo moment.

Postimi i plotë:

Çështja është shumë më e thjeshtë se kaq...

Do ishte totalisht e pakapshme që Gjykata Kushtetuese t’i konsiderojë si të njejta koalicionet parazgjedhore me ato paszgjedhore.

Nëse ndodh kjo, atëherë i bie që në çdo moment, secila parti politike pjesë e qeverisë mund ta rrezojë qeverinë dhe të riorganizohet brenda nje qeverie tjeter pa dalë nga Kuvendi fare. Pa kerkuar legjitimitet fare nga populli.
Me këtë logjikë, qeveritë s’do zgjasnin as një vit sepse edhe partia me 5 deputetë nga e cila varet shumica mund ta rrëzojë vullnetin qytetar në çdo moment.

Për më tepër, një vendim në favor të pazarit politik paszgjedhor do ta legjitimonte manipulimin e partive gjatë fushatës zgjedhore sepse çdo gjë që thuhet e premtohet para zgjedhjeve do behej totalisht e parendesishme. Kjo do i shendrronte definitivisht partitë politike në firma apo grupe që do i mbivendoseshin vullnetit sovran te popullit sipas qejfit dhe interesit te tyre.

Është kaq e thjeshtë: Koalicionet parazgjedhore marrin legjitimitetin për qeverisje në garë zgjedhore të lirë. Ato paszgjedhore janë veç bashkime rreth atyre që e fitojnë atë legjitimitet. Perndryshe, sistemi do mbetej non stop në lojëra politike.

Tekefundit, baza e demokracisë është liria e zgjedhjes. Tjetërsimi i kësaj lirie është dhunim i demokracisë. Prandaj gara politike në demokraci është legjitime. Prandaj bëhen beteja zgjedhore që populli ta zgjedhë më të duhurin për menaxhimin e fatit të tij. Prandaj kur bie nje qeveri bie edhe procesi që ia ka mundësuar fitimin e të drejtës për qeverisje, dmth zgjedhjet.

Prandaj kjo çështje është shumë më e thjeshtë sesa mendohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat