A vendosi pro Thaçit? Deklarohet Gjykata Kushteutese

Aktuale

A vendosi pro Thaçit? Deklarohet Gjykata Kushteutese

Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:39
Gjykata Kushtetuese

Në media u raportua sot se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për dekretin e Thaçit. Sipas të njëjtave raportime, vendimi shkon në favor të presidentit Thaçi, dhe i hap rrugë krijimit të qeverisë së re, pa fituesin e zgjedhjeve, në këtë rast Vetëvendosjen. Gjykata Kushtetuese, këto lajme i ka quajtur të pasakta dhe të paqëndrueshme.

Disa raportime të mediave gjatë ditës së sotme lidhur me pretendimet se Kushtetuesja ka marrë tashmë një vendim me shtatë vota pro në favor të dekretit të presidentit, shkaktuan reagime të mëdha në opinion, mirëpo edhe tek zyrtarët qeveritarë.

Sipas të njëjtave, kjo Gjykatë ka marrë vendim pro presidentit, me shtatë vota pro, dhe se do i hap rrugë formimit të qeverisë së re, pa Vetëvendosjen në të.

Mirëpo, këto raportime dhe pretendime janë quajtur “të pasakta” nga vet Kushtetuesja.

Në një përgjigje nga kjo gjykatë është thënë se vendimi nuk është marrë ende.

“Këto janë lajme të pasakta dhe nuk qëndrojnë. Gjykata ende nuk ka vendosur”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.

Pas raportimit të sotëm të mediave, pasuan edhe reagime nga zyrtarë të qeverisë në detyrë.

Ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ajo që tha se ndjehet e shqetësuar se si verdiktet e Gjykatës dalin në media, ende pa u publikuar zyrtarisht.

Madje, Haxhiu ndonëse lajmi nuk ishte konfirmuar, tha se ky fakt tregon se Kushtetuesja nuk është e pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat