Reagon zyrtari i Vetëvendosjes, ka disa fjalë për vendimin e Kushtetueses: Kjo do ishte vrasje…

Aktuale

Reagon zyrtari i Vetëvendosjes, ka disa fjalë për vendimin e Kushtetueses: Kjo do ishte vrasje…

Nga: N. H Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:51
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Petrit Bicaj, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka pasë lëndë më të lehtë se kjo që e ka tani në shqyrtim.

Sipas tij, vetëm duhet respektuar kushtetutën e vendit, dhe të ketë për bazë precedanët e mëparshëm.

Çdo vendim tjetër, bie ndesh me kushtetutën dhe rrjedhimisht do duhej të ishte i papranueshëm dhe se kjo do ishte “vrasje me paramendim” e demokracisë dhe e sistemit demokratik në vend.

Ja shkrimi i tij:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës asnjëhere nuk ka pasë lëndë më të lehtë se kjo që e ka tani në shqyrtim!
Vetëm duhet respektuar kushtetutën e vendit, dhe të ketë për bazë precedanët e mëparshëm!

Çdo vendim tjetër, bie ndesh me kushtetutën dhe rrjedhimisht do duhej të ishte i papranueshëm! Përndryshe do futeshim në një rreth vicioz, ku të ashtuquajturit "të fortit", përmes shantazhit, kërcënimit, shtytjes dhe korrupsionit do vendosnin çdo rast në favor të tyre!
Kjo do ishte "vrasje me paramendim" e demokracisë dhe e sistemit demokratik në vend!

#KsajdeJemi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat