Kurti priti në takim Ambasadoren finlandeze, ja çka folën

Aktuale

Kurti priti në takim Ambasadoren finlandeze, ja çka folën

Më: 22 maj 2020 Në ora: 21:45
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave.

“Këto vendime kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia. Në këtë drejtim, pas hartimit dhe implementimit të pakos së parë emergjente fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve është në përfundim të përgatitjes së pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë. Pakoja e dytë ka për qëllim adresimin e implikimeve ekonomike afatmesme të pandemisë dhe riorientimin e ekonomisë, me theks të veçantë përkrahjen e grave në sektorin privat dhe pjesëmarrjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Kurti.

Ambasadorja Stjernvall shprehu vlerësimin e saj për reagimin e institucioneve ndaj pandemisë COVID-19, si në raport me shëndetin publik ashtu edhe në atë ekonomik. Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat