Zaimi i VV-së: Nëse paraprakisht dihet çka do të vendosë GJK, vendimi është i papranueshëm

Aktuale

Zaimi i VV-së: Nëse paraprakisht dihet çka do të vendosë GJK, vendimi është i papranueshëm

Më: 22 maj 2020 Në ora: 23:35
Arbër Zaimi

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm nëse eventualisht dihet paraprakisht si do të jetë ai.

Zaimi tha gjithashtu se integriteti i Gjykatës Kushtetuese bie të jetë i cenuar nëse ndodh kjo.

“Nëse dihet paraprakisht, dhe publikohet nëpër media se si do të jetë vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, madje dihet edhe si do të votojnë ata, para se vendimi të merret, atëherë ai vendim i bie të jetë i papranueshëm, dhe integriteti i Gjykatës i bie të jetë i cenuar”, shkruan Zaimi.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit deri më 29 maj.

Ndërsa një nga skenarët e mundshëm  të këtij vendimi është edhe përcaktimi i afatit brenda të cilit një parti duhet të dorëzoj emrin e mandatarit.

Një gjë të tillë ia kanë thënë televizionit edhe burime brenda institucioneve shtetërore.

Se mund të jetë ky opsion e thonë edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Betim Musliu thotë që nëse Gjykata merre këtë vendim i bie që presidenti Thaçi e ka shkelur kushtetutën.

Por, edhe nëse merret një vendim i tillë me të nuk do të pajtohet  Lëvizja Vetëvendosje.

Adnan Rrustemi kësisoj bën me dije që Vetëvendosje nuk do e pranojë një vendim të tillë.

Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçit për mandatarin me 30 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat