Tërnava në konferencë, me keqardhje jep lajmin e hidhur për myslimanët në Kosovë - Bota Sot
Tërnava në konferencë, me keqardhje jep lajmin e hidhur për myslimanët në Kosovë

Aktuale

Tërnava në konferencë, me keqardhje jep lajmin e hidhur për myslimanët në Kosovë

Më: 23 maj 2020 Në ora: 11:21
Naim Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka uruar gjithë besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit.

Në një konferencë për media, i pari i BIK-ut konfirmoi se nuk do të ketë falje të namazit të Bajramit nëpër xhami apo sheshe.

Ai, po ashtu theksoi se nuk duhet të ketë vizita tek të afërmit përshkak të mbrojtjes nga Covid-19.

“Ky ramazan për ne dhe gjithë besimtarët e botës që më i veçantë, pasi u përballëm me covid-19. Për shkak të pandemisë ne myslimanët jemi privuar nga namazet, na kanë munguar iftaret. Mirëpo,. Me qëllim të ruajtës së shëndetit tonë, të gjitha ibadetet i kemi kryer në ambientet familjare, kemi shndërruar shtëpitë tona në xhami.

Sipas njohësve të fushës, pandemie po shkon drejt fundit, mirëpo virusi është i pranishëm ende. Na duhet edhe pak durim, që të dalim sa më pak pasoja nga virusi në fjalë. Ne nesër kemi festë, festë e cila vije pas agjërimit të Ramazait.

Shkaku pandemisë s’kemi mundësi të flasim bajramin, ju ftoj ta ruajmë karakterin e bajramit .Ju porosisë t’i shmangni vizitat për bajram. Ne me veprimet tona do të bëjmë që të dobësohet ky virus dhe të shpallim fitoren.  Ju uroj gjithë festën e Fitër Bajramit”, ka deklaruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat