Opinionisti i njohur: Vjosa Osmani nuk është më në LDK, ja kush ka vendosur për të

Aktuale

Opinionisti i njohur: Vjosa Osmani nuk është më në LDK, ja kush ka vendosur për të

Nga: N. H Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:56
Vjosa Osmani

Zyrtari i lartë i LDK-së, Haki Rugova, tha se Vjosa Osmani nuk do të detyrohet që “me zor” të rrijë në LDK, madje sipas tij, ajo nuk i takon kësaj partie më.

“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dinë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u krye puna, ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajtojë atë në këtë formë, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diqka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, tha Rugova.

E lidhur me këtë deklaratë të Rugovës, ka reaguar opinionisti dhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, i cili përmes një postimi në Facebok, ka thënë se për Osmanin ka vendosur një kusheri i presidentit Rugova, duke aluduar në Haki Rugovën.

Image
Liri Loshi

“Vjosa Osmani më nuk është pjesë e LDK-së! Kështu ka vendosur një kusheri i Ibrahim Rugovës”, shkruan Loshi, në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se kundërshtimi që Vjosa Osmani i bëri rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe koalicionit të ri qeverisës me AAK e Nisma, ka bërë që zyrtarë të LDK-së, kryetaren e Kuvendit mos ta shohin më pjesë të LDK-së. Madje, sipas tyre, Osmani tashmë e ka zgjedhur Albin Kurtin para LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat