Thaçi: Masakra e Dubravës është shembulli tipik i spastrimit etnik në Kosovë

Aktuale

Thaçi: Masakra e Dubravës është shembulli tipik i spastrimit etnik në Kosovë

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:59
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e kryer në burgun e Dubravës, ku para 21 vjetësh forcat policore dhe ushtarake serbe vranë disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë duarlidhur.

Sipas tij, kjo masakër është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë, planin e spastrimit etnik, masakrat kudo nëpër Kosovë, dhunimet, vrasjen e fëmijëve dhe dëbimin e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare.

“Edhe sot e kësaj dite ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Këto ditë po përkujtohet masakra e kryer në burgun e Dubravës, ku para 21 viteve forcat policore dhe ushtarake serbe vranë disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë duarlidhur.

Masakra e Dubravës është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë, planin e spastrimit etnik, masakrat kudo nëpër Kosovë, dhunimet, vrasjen e fëmijëve dhe dëbimin e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare.

Edhe sot e kësaj dite ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat