Ish-deputeti i Kosovës dhe këshilltari i Albin Kurtit: Nëse ndodh kjo atëherë nuk ka nevojë që partitë politike të dalin të parat

Aktuale

Ish-deputeti i Kosovës dhe këshilltari i Albin Kurtit: Nëse ndodh kjo atëherë nuk ka nevojë që partitë politike të dalin të parat

Nga: N.Sh Më: 23 maj 2020 Në ora: 14:14
Albin Kurti

Ish-deputeti i Kosovës dhe këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali thotë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet që të injoron nenin 82.2.

Sipas tij, nëse injorohet ky nen atëherë demokracia dhe legjitimiteti demokratike anulohet.

Ai shton se, nëse ndodh kjo atëherë vota e qytetarëve e humb efektin dhe nuk ka nevojë më që të dilet në zgjedhje e para, pasi mjafton vetëm që partitë politike të kalojnë pragun dhe politikanët të lidhen mes veti për të krijuar blloqet politike.

Postimi i plotë:

Nëse Gjykata Kushtetuese e injoron nenin 82.2 atëhere demokracia dhe legjimiteti demokratik anulohen për faktin se vota e qytetarëve e humbë efektin.

E them këtë sepse më partitë s'do të kenë nevojë për të dalur e para në zgjedhje.

Mjaftojnë ato që ta kalojnë pragun dhe pastaj politikanët "oligarkë" të lidhen mes veti për t'i krijuar blloqet në interes të tyre.

Pra as s'do të ketë konkurrencë as transparencë dhe gjitha shanset për ta luftuar korrupsionin e nepotizmin do të zhduken.

Prandaj gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese e keni në dorë ardhmërinë e Kosovës mos luani me te!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat