Deliu-Kodra: Dialogu me Serbinë e ka stagnuar Kosovën në shumë procese

Aktuale

Deliu-Kodra: Dialogu me Serbinë e ka stagnuar Kosovën në shumë procese

Më: 23 maj 2020 Në ora: 14:49
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, lajm të rëndësishëm për vendin e sheh inkurajimin për rifillim të dialogut nga Gjermania dhe Franca.

Ajo përmes një shkrimi të bërë publik në “Facebook”, ka thënë se vendi jonë çdo herë e ka dëshmuar gatishmërinë për të bërë një zgjidhje me Serbinë.

Ajo më tutje ka shtuar se ky proces i dialogimit me Serbinë e ka penguar Kosovën shumë në procese ndërkombëtare.

“Por, paralajmërimit të Gjermanisë dhe Francës për një proces të zgjatur si e arsyetojnë se ‘nuk ka rrugë të shkurta dhe zgjidhje të shpejtë’, i mungon një shpjegim i rëndësisë së veçantë për Kosovën; mbarëvajtjen e saj në përfshirjen e proceseve, nismave dhe organizmave të ndryshëm ndërkombëtar. Kosova dialogon me Serbinë prej 9 vjetësh (nga 2011) dhe përpos disa të arriturave duhet të kujtojmë se procesi i dialogut ka stagnuar Kosovën në shumë procese ndërkombëtare duke i ndërlidhur ato me pritjen e një rezultati definitiv të dialogut”, ka shkruar deputetja e PDK-së

Deliu i ka përmendur edhe fushatat e Serbisë kundër njohjeve të Kosovës gjë të cilën thotë se duhet përdorur si argument kundrejt tyre.

“Para së gjithash, duhet të ketë qartësi që procesi i dialogut të mos bëhet pengesë e rrugës integruese të Kosovës duke u përdorur si argument nga Serbia në fushatat e saj kundër njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në institucione e organizata ndërkombëtare.Shpresoj që BE të gjejë një gjuhë të përbashkët me SHBA-në, pa të cilën Kosova nuk sheh një zgjedhje rezultative nga ky proces”, ka shkruar Deliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat