Kurti flet me Metën në telefon, ia tregon masat e lehtësuara nga Kosova - Bota Sot
Kurti flet me Metën në telefon, ia tregon masat e lehtësuara nga Kosova

Aktuale

Kurti flet me Metën në telefon, ia tregon masat e lehtësuara nga Kosova

Më: 23 maj 2020 Në ora: 18:18
Albin Kurti dhe Ilir Meta

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në fillim, ata diskutuan mbi situatën me COVID-19 në Kosovë dhe Shqipëri, veprimet që dy vendet kanë marrë në parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e infeksioneve të shkaktuar nga virusi Corona, dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë ballafaqimit me pandeminë.

Kryeminstri në detyrë Kurti e njoftoi Presidentin Meta për vendimet e fundit për lehtësimin e masave dhe rihapjen graduale të ekonomisë.

Tutje, gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë dhe nevojën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve në rrafshin tregtar dhe ekonomik, por edhe bashkëpunimin në nivel rajon dhe ndërkombëtar me qëllim përfaqësimin, promovimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

Në fund, të dy shprehën zotimin dhe gatishmërinë për të pasur komunikim të vazhdueshëm në shërbim të zhvillimit, forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat