PDK: VV është parti ekstreme, njëherë ka sulmuar sistemin tash po sulmon zërat kritikë - Bota Sot
PDK: VV është parti ekstreme, njëherë ka sulmuar sistemin tash po sulmon zërat kritikë

Aktuale

PDK: VV është parti ekstreme, njëherë ka sulmuar sistemin tash po sulmon zërat kritikë

Më: 23 maj 2020 Në ora: 18:34
Avni Bytyçi

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Lëvizjes e Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se ky subjekt politik, në vazhdimësi ka sulmuar Kuvendin, kërcënuar Gjykatën Kushtetuese, e po ashtu policinë.

Postimi në Facebook:

Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit.

E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës.

Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat