​Haradinaj uron të gjithë shqiptarët me rastin e Fitër Bajramit

Aktuale

​Haradinaj uron të gjithë shqiptarët me rastin e Fitër Bajramit

Më: 23 maj 2020 Në ora: 19:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë shqiptarët e besimit islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Haradinaj përmes një statusi në facebook ka uruar që kjo festë, masat të e shtrënguara kundër përhapjes së Covid-19, kanë bërë që kkjo festë kësaj radhe të na gjejë më ndryshe, duke kërkuar që të kalojnë pranë njëri-tjetrit, për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat më të larta.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam, urime festa e Fitër Bajramit. Tradicionalisht, kjo festë e shenjtë forcon ndjenjën e afërsisë me të tjerët dhe përkushtimin për virtytet e mirënjohjes, mëshirës e bujarisë.

Të shtrënguar nga masat kundër përhapjes së pandemisë, këtë vit jemi të detyruar t’i shmangim traditat festive, por me ndjenjë jemi më të bashkuar se kurrë.

Uroj që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat më të larta.

Qoftë i pranuar agjërimi dhe lutjet tuaja! Me fat festa e Bajramit të Madh.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat