Hoxhaj: Gjermania dhe Franca fillimisht duhet të shqetësohen për izolimin e Kosovës

Aktuale

Hoxhaj: Gjermania dhe Franca fillimisht duhet të shqetësohen për izolimin e Kosovës

Më: 23 maj 2020 Në ora: 20:25
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, pas deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se këto dy shtete ishte dashur si fillim ta marrin me shqetësim izolimin e Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e viave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga BE-ja.

Tutje, Hoxhaj, ka kritikuar këto dy shtete pas deklaratës së tyre të përbashkët për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, se të njëjtit nuk e kanë përmendur askund liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Hoxhajt, porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çshtje vërtetë e rëndësishme, por po aq e rëndësishmë është edhe pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve.

“Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.”, ka përfunduar shkrimin e tij, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Shkrimi i plotë:

Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian.

Porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu Kosovë -Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çështje vërtetë aktuale dhe e rëndësishme. Por, po aq aktuale dhe e rëndësishme është pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve, në të cilën përket edhe ashtu gjeografikisht, si orientim politik por edhe si trashëgimi e afërsi shpirtërore e kulturore. Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat