Kryeministri Kurti publikon emrat e 23 këshilltarëve

Aktuale

Kryeministri Kurti publikon emrat e 23 këshilltarëve

Më: 23 maj 2020 Në ora: 21:03
Kryeministri Kurti publikon emrat e 23 këshilltarëve

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar emrat e këshilltarëve të tij në ueb-faqen e kryeministrisë.

Në ueb-faqen e ekzekutivit tash janë të cekur të gjithë 23 emrat që përbëjnë kabinetin e Kurtit.

Ata mbajnë pozita të ndryshme: këshilltarë, asistentë dhe zëdhënës.

Këta janë emrat e tyre:
Durim Berisha, Arianit Beqiri, Luan Dalipi, Erzen Vraniqi, Fellenza Podrimja, Furtuna Sheremeti, Ismail Hakki, Jeton Zulfaj, Milot Cakaj, Nora Kelmendi, Patrik Domi, Përparim Kryeziu, Shenaj Shala, Tienmu Ma, Vala Gjonbalaj-Azemi, Xhevdet Neziraj, Agon Hamaza, Arta Berisha, Aziz Bici, Driton Tali, Elvis Hoxha, Dorta Deshishku dhe Cvetko Veljkovic.

Ngjashëm nuk kanë vepruar edhe disa prej ministrave të qeverisë së tij.

Konjufca i Ministrisë së  Punëve të Jashtme, Hajdari e Tregtisë, Bisilimi i Financave dhe Dumoshi e Kulturës janë katër Ministrat që akoma nuk e  kanë treguar përbërjen e kabineteve të tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat