“Nëse Gjykata Kushteuese nuk vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, do të ketë trazira”

Aktuale

“Nëse Gjykata Kushteuese nuk vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, do të ketë trazira”

Më: 23 maj 2020 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të Vetëvendosjes, do të ketë protesta dhe trazira.

Një argument për këtë Shala e përmend heqjen e rrethojave të qeverisë nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Unë mendoj që nëse nuk është në favorin e qeverisë, qytetarët ose grupet e caktuara brenda Lëvizjes Vetëvendosje do të organizojnë protesta, ku kemi pas rastin në shesh një parapërgatitje për protestë. Kjo po lë të nënkuptohet që nëse vendimi nuk është në favorin e fituesve të 6 tetorit, atëherë masa do të organizohet do të mobilizohet dhe do të kemi protesta në një formë të cilën ne nuk e kemi parë deri më tani. Po çështja më kruciale është që çka do të ndodhë me perimetrat e sigurisë, ku e kemi edhe një vendim i cili është marrë nga ana e ushtruesit të ministrit të Punëve të Brendshme, me heqjen e rrethojave dhe kjo më le të kuptohet njëfarë inskenimi i mundshëm, të ndonjë sulmi apo atakimi të objektit qeveritarë apo parlamentit të Kosovës”, deklaroi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat