Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare - Bota Sot
Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Aktuale

Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Nga: Bota Sot Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:06
Gjate bisedes

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, dhe shefin e stafit të tij, Luan Dalipi, sot kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Evropa dhe Australia. 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, fillimisht ka falënderuar ata për angazhimin e tyre në Kosovë dhe ka theksuar se Qeveria që ai drejton, promovon një komunikim të dyanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës me diasporën. Në kuadër të këtij takimi është diskutuar për rolin e qeverisë në lehtësimin e investimeve të huaja direkte, si dhe planin për krijimin e Këshllit Nacional për Investimet e Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrws së Kryeministrit. Gjithashtu, Kryemnistri në detyrë Kurti i njoftoi pjesëmarrësit e këtij takimi virtual që këtë javë, së bashku me Qeverinë Gjermane, është lansuar thirrja per t’iu bashkuar Parkut të Trajnimeve dhe Inovacionit (ITP) në Prizren. ITP në Prizren do të shërbejë si një pikë qëndrore në rajonin e Ballkanit Perëndimor për inovacion, zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit. 

Kryeministri theksoi se “derisa jemi ende duke punuar me vëmendje të plotë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi filluar lehtësimin e masave në përputhje me situatën epidemiologjike. Urojmë që së shpejti do të hapim kufijtë e Kosovës për bashkatdhetarët tanë.”

Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti siguroi të ata se Qeveria që ai drejton është duke punuar që të krijojë të gjitha kushtet për bizneset nga diaspora për të investuar në atdhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat