Bajqinovci uron festën: Një muaj durim, etje, uri, solidaritet dhe lutje në një situatë jo të zakonshme gjatë Ramazanit - Bota Sot
Bajqinovci uron festën: Një muaj durim, etje, uri, solidaritet dhe lutje në një situatë jo të zakonshme gjatë Ramazanit

Aktuale

Bajqinovci uron festën: Një muaj durim, etje, uri, solidaritet dhe lutje në një situatë jo të zakonshme gjatë Ramazanit

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:58
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajqinovci tha se Bajrami është ndër festat më të rëndësishme të fesë Islame.

“Një muaj durim, etje, uri, solidaritet dhe lutje në një situatë jo të zakonshme me kufizime gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Gjithë atyre që kanë agjëruar, Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe sakrificën.

Shëndet, mbarësi, dashuri, harmoni, dhe paqja qofshin me ju dhe familjet e juaja.

Zoti ju bekoftë juve, familjet e juaja, vendin tonë dhe gjithë shqiptarët kudo që gjenden në këto momente”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat