U tha se Albin Kurti ka 23 këshilltarë, reagon zëdhënësi i Qeverisë – zbulon gjithçka rreth këshilltarëve - Bota Sot
U tha se Albin Kurti ka 23 këshilltarë, reagon zëdhënësi i Qeverisë – zbulon gjithçka rreth këshilltarëve

Aktuale

U tha se Albin Kurti ka 23 këshilltarë, reagon zëdhënësi i Qeverisë – zbulon gjithçka rreth këshilltarëve

Nga: N. H Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:15
Albin Kurti

Gjatë ditës është raportuar se kryeministri në detyrë ka 23 këshilltarë.

Mirëpo, lidhur më këtë, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, duke demantuar lajmin.

Ai përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, thotë se lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë, ai zbulon se i pari i qeverisë ka të emëruar 18 këshilltarë politik.

“Lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë. Kryeministri Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, prej të cilëve 4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë. Kjo mund të konfirmohet nga i njëjti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Përparim Kryeziu

Kur raportimi është qëllimisht i pasaktë

Në lidhje me lajmin e shpërndarë sot nga Gazeta Express për numrin e këshilltarëve të Kryeministrit Kurti.

Lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë. Kryeministri Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, prej të cilëve 4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë. Kjo mund të konfirmohet nga i njëti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit.

Përveç këshilltarëve, kabineti i Kryeministrit po ashtu përbëhet nga asistenti personal, zyrtarja e lartë ekzekutive, zyrtarja e lartë administrative, fotografi dhe asistenti i protokollit të Kryeministrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat