Grenell mbetet i dërguari special i presidentit Trump për dialog - Bota Sot
Grenell mbetet i dërguari special i presidentit Trump për dialog

Aktuale

Grenell mbetet i dërguari special i presidentit Trump për dialog

Nga: F. B. Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:44
Grenell

Zëdhënësi i ambasadorit amerikan Riçard Grenell në Gjermani, , Dik Kastin ka deklaruar se Grenell do të mbetet i dërguari special i presidentit të ShBA-ve në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës, pas rrjedhjes së informatës se ai po tërhiqet nga posti i ambasadorit amerikan në Berlin, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

„ Ai pret që dialogu të vazhdojë sa më parë, me të përfunduar të formimit të qeverisë se re të Kosovës” tha Kastin, duke u përgjigjur në pyetjen se nëse tërhiqet nga posti i ambasadorit si do ndikoj kjo në rolin e tij si i dërguar special i presidentit të ShBA-ve për dialog dhe kur do të mund të presim hapin e parë në vazhdimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”” transmeton Tanjug.

I dërguari special i presidentit Tramp Riçard Grenell ka vërtetuar se do të le postin e ambasadorit amerikan në Gjermani.

Pas shkrimeve të medieve gjermane se Grenell do të heq dorë nga posti i ambasadorit, ai në rrjetin social Tviter ka shkruar “ e vërtetë”.

Grenell përveç postit të ambasadorit amerikan në Gjermani ka kryer edhe detyrën e shefit të gjitha agjensioneve të inteligjencës sikurse edhe atë të dërguarit special për dialog, ndërkohë tash e tutje do kryej vetëm këtë të fundit si i dërguar special për dialogun mes Beogradit e Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat