Vetëvendosja publikon një video-improvizim me sqarime në detaje: Qysh me votu në një kohë pandemie?      

Aktuale

Vetëvendosja publikon një video-improvizim me sqarime në detaje: Qysh me votu në një kohë pandemie?      

Nga: D.RR Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:01
Pamje e shkeputur nga video

Lëvizja Vetëvendosje është bërë gati për zgjedhje në vend, ani pse Gjykata Kushtetuese ende nuk e kanë marrë vendimin se çfarë do të ndodh me skenën politike në ditët në vazhdim.

Pas organizimit të planit për protesta, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe një video ku kanë improvizuar një votim në kohë pandemie.

Madje ata kanë treguar edhe hapat se si të zhvillohet votimi.

Njoftimi i plotë me video:

Qysh me votu në një kohë pandemie?     

Votimi në një kohë pandemie nuk ndryshon edhe aq prej atij pa të. Përveç kujdesit të shtuar, gjithçka tjetër është e ngjashme.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Koren e Jugut, të mbajtura me 15 prillit 2020, kanë inskenuar një proces të ngjashëm zgjedhor.

Hapat janë shumë të thjeshtë se si do të duhet të votohet, madje janë vetëm dy të tillë:

1. Votuesit duhet të kenë maska dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhë,

2. Votuesve do të u matet temperatura në hyrje të klasës:

2.1. Nëse temperaturën e ka deri në 37.5 gradë celsius, votuesi mund të votoj në atë klasë me procedura sikur nga e kaluara vetëm me disa masa shtesë të sigurisë,

2.2. Nëse temperaturën e ka më shumë se 37.5 gradë celsius, atëherë votuesi do të ndahet në një klasë tjetër ku i gjithë stafi i KQZ-së do të jetë i pajisur me veshje kundër pandemisë COVID-19. Pas votimit ai/ajo shoqërohet për t’i bërë analizat.

Këtu e 28 vite më parë po mbaheshin zgjedhjet e para në Kosovën e okupuar. Ndonëse nën shtetrrethim nga Serbia e pa institucione, populli i Kosovës arriti t’i organizoj zgjedhjet e para në vend. Tani mundësitë janë edhe më të mëdha dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat