Rrëfimi i gruas dhe vëllait të Naser Makollit: Ai na rrëfeu se Astrit Deharin e kishin mbytur në bodrumin e burgut - Bota Sot
Rrëfimi i gruas dhe vëllait të Naser Makollit: Ai na rrëfeu se Astrit Deharin e kishin mbytur në bodrumin e burgut

Aktuale

Rrëfimi i gruas dhe vëllait të Naser Makollit: Ai na rrëfeu se Astrit Deharin e kishin mbytur në bodrumin e burgut

Më: 24 maj 2020 Në ora: 22:36
Astrit Dehari

Emisioni “Indoks”, ka realizuar një dokumentar mbi vdekjen e dëshmitarit në rastin e Astrit Deharit, Naser Makolli.

Në këtë dokumentar, familjarët e Makollit, kanë rrëfyer disa gjëra të pathëna për të, disa ditë para se ai të vdiste.

Ata kanë akuzuar zyrtarët e institucioneve në atë kohë, se qëllimisht nuk i kanë dhënë ndihmë mjekësore familjarit të tyre, për shkak se ai ka qenë shok i dhomës së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Familjarët kanë rrëfyer edhe se si Naser Makolli u kishtë rrëfyer atyre pak kohë para vdekjes për mënyrën se si ka humbur jetën në burg Astrit Dehari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat