Zero raste me COVID-19, Haziri i VV-së i falenderon qytetarët: Edhe pak durim se do të festojmë të bashkuar

Aktuale

Zero raste me COVID-19, Haziri i VV-së i falenderon qytetarët: Edhe pak durim se do të festojmë të bashkuar

Më: 24 maj 2020 Në ora: 23:11
Fitim Haziri

Sonte, në vendin tonë nuk ka rezultuar asnjë rast me COVID-19, e deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri i ka falenderuar të gjithë ata që po kontribojnë që të dalim nga kjo situatë e pandemisë, e sidomos qytetarët.

Në një shkrim në rrjete sociale, Haziri thotë se përkundër që sot festa e Bajramit nuk u festua si zakonisht, lajmi i mirë është që nuk kishte asnjë rast të prekur me COVID-19.

Në reagimin e tij, deputeti Haziri, shton se bashkë do ia dalim – bashkë do festojmë për shumë festa të radhës!

Shkrimi i plotë nga Fitim Haziri:

Edhe pse festa e sotme e Fitër Bajramit, nuk ishte si të tjerat, një gëzim i madh erdhi në mbrëmje.

Zero raste me COVID-19 sot në Kosovë. Ky është një lajm i mirë dhe një rritje e vullnetit që të jemi sa më të kujdesshëm edhe pak kohë sa ka mbetur.

Duke falenderuar të gjithë ata që po angazhohen që të dalim nga kjo situatë e rëndë e pandemisë, sidomos qytetarët, urojmë që festat tjera të Bajramit, t’i festojmë të bashkuar në solidaritet dhe paqe me njëri-tjetrin.

Bashkë do ia dalim – bashkë do festojmë për shumë festa të radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat