"Thaҫi babain polar e nënën amvise, si e bëri tërë atë pasuri ai dhe familja e tij?"

Aktuale

"Thaҫi babain polar e nënën amvise, si e bëri tërë atë pasuri ai dhe familja e tij?"

Nga: H.O. Më: 25 maj 2020 Në ora: 07:22
Hashim Thaci me familje

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Driton Tali në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth familjes së Presidentit Hashim Thaҫi. Tali thotë ai rrjedh nga një familje e shtresës së ultë fshatare.

Ai shkruan se Presidenti Thaҫi babain e kishte polar dhe nënën amvise. Thaҫi dikur kishte rrogën 400 marka si deputet e tani si President 2900 euro.

Postimi i plotë:

Nji filozof i Hashimit paska thonë: LV nuk është pronare e së vërtetës.

E thellë kjo!

Por, nejse, hajt t'ia kallxojë unë disa t'vërteta për shefin e tij.

Hashimi rrjedh prej nji familje t'madhe (gjashtë vllazën e tri motra), t'shtresës "ultē fshatare".

Baba i ka punu polar (ruajtës i fushave të shtetit) e nona amvise.

Si deputet në fillim rrogën e ka patur 400 marka, pastaj 600 marka, 700 euro dhe si Kryeministër rreth 1450 euro e si President rreth 2900 euro.

Tashti ti folozofi Hashimit tregona t'vërtetën t'uaj si e bëri tërë atë pasuri ai dhe familja e tij?

Po, mos të harroj, e vertetë e madhe e LV'ës është që KEK, e PTK, e ndërmarrjet tjera publike mos t'i mjelë më as Thaçi e as...!

Kjo është e vërteta e LV'ës, e dijë që për ty e shefin tond është e idhtë dhe nuk ju pëlqen ama LV është "pronare" e kësaj të vërtete!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat