Blerim Latifi e quan këshilltarin e Albin Kurtit “Driton Kali”: E kam pa me sy Dritonin duke pritur me orë për t’u takuar me Thaçin

Aktuale

Blerim Latifi e quan këshilltarin e Albin Kurtit “Driton Kali”: E kam pa me sy Dritonin duke pritur me orë për t’u takuar me Thaçin

Nga: N.Sh Më: 25 maj 2020 Në ora: 12:47
Blerim Latifi

Profesori dhe filozofi Blerim Latifi i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Driton Talit.

Latifi në postimin e tij, e ka quajtur “Driton Kali” këshilltarin e Kurtit.

Ky reagim vjen pasi dje e ka përmendur në një status të tij ku ka reaguar edhe ndaj Hashim Thaçit.

Latifi ka përmendur edhe një ngjarje kur ishte këshilltar i Hashim Thaçit.

Në atë kohë, sipas Latifit, Driton Tali ka pritur me orë të tëra për t’u takuar me Hashim Thaçin.

“Hashimi, me talentin e tij për t'i poshtëruar servilët, e detyronte të priste edhe më shumë. E kam parë me sy Driton Talin si i shkonte pas Hashimit derisa ky hynte në veturën e kryeministrit në oborrin e qeverisë”, shkruan Latifi.

Për më shumë, më poshtë postimi i plotë:

Driton Tali më paska përmendur në një shkrim të tij, në të cilin qenka marrë me Hashim Thaçin dhe familjen e tij. Që në fillim e dezinformon publikun duke më quajtur këshilltar i Hashimit, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Këshilltaria ime në zyrën e Thaçit ka mbaruar në vitin 2013.

Nga ajo kohë më kujtohet një gjë, e cila, me siguri, i kujtohet edhe Driton Talit. E kam parë me sy se si qëndronte me orë duke pritur para zyrës së Hashimit, për t'u takuar pesë minuta me të. Bashkë me të qëndronte edhe Naim Rrustemi, i cili ia kishte aranzhuar takimin.

Hashimi, me talentin e tij për t'i poshtëruar servilët, e detyronte të priste edhe më shumë. E kam parë me sy Driton Talin si i shkonte pas Hashimit derisa ky hynte në veturën e kryeministrit në oborrin e qeverisë. Derisa qeshnim me servilizmin e tij, duke e parë nga dritarja, Dukagjin Gorani tha: E ardhmja e ndritur është privilegj i servilëve të tillë! Sidoqoftë parashikimi i Dugit nuk u përmbush, sepse Driton Tali ishte servil shumë i patalentuar. I patakt në sjellje, politikisht i papjekur, konfuz në ato që mendonte se dinte, ai nuk arriti t'i bëj përshtypje askujt. Madje, ia patën ndërruar edhe mbiemrin: nuk i referoheshin më si Driton Tali, por si Driton Kali.

Statusi i tij i fundit më jep të kuptoj se ai vazhdoka ta mbaj këtë epitet me plot meritë. Nuk kam dyshim se një ditë këtë do ta kuptoj edhe Albin Kurti, sepse sharlatanizmi i Driton Talit është konstantë psikologjike e karakterit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat