Xhabir Zharku qe dy ditë në grevë urie në qendrën e paraburgimit në Prishtinë

Aktuale

Xhabir Zharku qe dy ditë në grevë urie në qendrën e paraburgimit në Prishtinë

Nga: D.RR Më: 25 maj 2020 Në ora: 15:08
Xhabir Zharku

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se klienti i tij, Xhabir Zharku që gjendet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, është në grevë urie që nga data 23.05.2020.

Gashi tregon se arsyeja për këtë grevë urie është cilësia e ushqimit.

Ai thotë se ka vizituar sot Zharkun, i cili gjendjen e ka të mirë por me shenja të përkeqësimit.

Postimi i plotë i Gashit në Facebook:

Klienti ime z.Xhabir Zharku qe nga data 23.05.20 eshte ne grev urie ne qendren e paraburgimit ne Prishtine.
Aj eshte ne greve urie per shkak te perkeqesimit te cilesis se ushqimit.
Sipas tij perveq ushqimit te dobet qe aj nuk mundet fare ta konsumoj edhe per shkak se aj eshte diabetik.
As ne kantinen qe eshte brenda burgut nuk ka fare ushqime cilesore qe mund te blihen nga te Paraburgosurit.
Greva e tij eshte senzibilizuese qe qeshtja e ushqimit ne burg te permisohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tije eshte stabile, me shenja te perkeqesimit.
Mbetet diteve ne vijim qe qeshtja e kualitetit te ushqimit te shqyrtohet nga udheheqesit e qenderes se paraburgimit ne Prishtine dhe Sherbimit Korektues te Kosoves.
Zotni Xhabir zharku eshte ne paraburgim qe nga 14.12.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat