Nga dita e enjte hapen xhamitë dhe kishat, ndërron orari i kufizimit të levizjes

Aktuale

Nga dita e enjte hapen xhamitë dhe kishat, ndërron orari i kufizimit të levizjes

Më: 25 maj 2020 Në ora: 17:48
Arben Vitia

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferëncë për media bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovëka njoftuar për lehtësimin e një serë masave që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë.

Vitia thotë se ashtu siç është premtuar sot është bërë rishikimi i masave.

Ai ka thënë se nga 28 maj do të ketë lehtësim të masave kufizuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka thënë se nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat.

Vitia ka thënë se ne duhet të mësohemi me virusin pasi ai mund të ndryshojë

Lehtësimi i masave vjen pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për rishikimin e fazës së dytë e cila ka filluar nga 18 maji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat