Istogu e mposhtë koronavirusin, shërohet personi i fundit i infektuar

Aktuale

Istogu e mposhtë koronavirusin, shërohet personi i fundit i infektuar

Nga: G.B Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:12
Ekipa e QKMF-së

Komuna e Istogut ka mposhtur koronavirusin.

Kjo, pasi personi i fundit që ka qenë me COVID-19, është shëruar, përcjell Bota sot.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi, në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, cili ka thënë se në testimin e dytë ka dalë negativ.

Postimi i plotë në Facebook:

Një lajm i gëzueshëm për Istogun,

Personi i vetëm që deri më tash ka rezultuar pozitiv me Covid -19 sot ka dalë negativ në ritestimin e parë dhe që presim që edhe nesër në ritestimin e dytë të dal negativ e që Istogu të jetë me Zero Covid!

Përndryshe sot ekipa e QKMF-së filloj javën e katërt të Kujdestarisë 24 orëshe në Kullë, të cilët i përgëzoj për punën e palodhshme që po e bëjnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat