Këshilltari i Albin Kurtit përsëri ka një reagim për gazetarin Valon Syla

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit përsëri ka një reagim për gazetarin Valon Syla

Nga: N. H Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:23
Driton Tali dhe Valon Syla

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Driton Tali përmes një shkrimi në Facebook, përsëri i ka reaguar gazetarit Valon Syla.

Tali kësaj radhe thotë se këtë reagim po e bën për shkak se ka shumë kritika nga miqtë e tij.

Këshilltari i Albin Kurtit tregon se nënën e Valon Sylës nuk e njeh, por shpjegon se të gjithë këtë e ka me gazetarin Syla, të cilin e quan një gazetar si mos më keq.

Ja shkrimi i tij:

Më duhet të reagojë sepse kam shumë kritika nga miqtë e mi.

Unë nanën e Valon Agim Sylës nuk e njoh!

Nuk e di a është serbe apo malazeze apo çka? E as nuk po mē intereson. Pyetne Valonin.

Për mua ajo zonjë mund të jetë edhe rome apo braziliane... apsolut nuk bënë kurrfar dallimi.

Unë e kam me Valon A Sylën, i cili është nje gazetar si mos më keq.

Nuk kam asgjë me nanën e tij e as babën e tij.

As nuk po më interesojnë se cilit grup etnik i takojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat