Osmani akuzon LDK-në se i ngulën ‘thika pas shpine’: U ankuan për mua në Administratën amerikane

Aktuale

Osmani akuzon LDK-në se i ngulën ‘thika pas shpine’: U ankuan për mua në Administratën amerikane

Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:04
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së, thotë se partia e saj i ka vënë thika prapa shpinës.

Ajo thotë se LDK është ankuar për të në administratën amerikane dhe në EPP.

“Kemi figura të caktuara që dërgojnë prapa shpinës thika sepse kjo nuk i takon LDK-së sepse nuk mund të bëhet LDK si partitë tjera. Ta zëmë, hic në raport me VV-në që ka qenë në koalicion, në raport me mua si kryetare e Kuvendit, si nënkryetare e LDK0-së, përderisa akoma ishte koalicioni gjallë kishte zyrtarë të LDK-së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP-së për mua, ku thuhej se ajo nuk ka qëndrime për këtë cështje ose atë cështje. Ose së fundi EPP-së i thanë i kemi humbur zgjedhjet shkaku i Vjosa Osmanit”, ka thënë ajo.

​Vjosa Osmani: Fyerjet çnjerëzore nuk ia falë kurrë LDK-së

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka folur rreth ofendimeve që po i bëhen, sipas saj, nga njerëz të ‘shtëpisë së saj’.

Duke mos përmendur emra, Vjosa Osmani tha se bëhet fjalë për fyerje nga më të ndryshme në publik nga shtëpia e saj, duke iu referuar kështu partisë nga e cila ajo vjen - LDK.

“Gabimet që i bën Vetëvendosje i paguan Vetëvendosje. Ata e paguajnë çmimin e gabimeve të tyre. Unë kam dal në garë për shtëpinë time, LDK-në dhe nuk pajtohem me dërgimin e letrave prapa shpinës nga njerëz të shtëpisë sime në SHBA dhe Berlin”, ka thënë Osmani.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të bashkuara janë esenciale.

Osmani ka thënë se reciprociteti ndaj Serbisë për herë është përmendur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ideja ishte që të mos hiqej taksa, por ajo të avancohej në reciprocitet”, është shprehur Osmani.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Vjosa Osmani tha se nuk është problem prezenca e presidentit Hashim Thaçi në ekipin kosovar, por ai nuk mund të marrë udhëheqjen e dialogut pasi që këtë ia pamundëson Kushtetuta. 

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani për herë të parë është deklaruar publikisht rreth propozimit të mëhershëm të presidentit Hashim Thaçi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

Osmani tha se sipas mënyrës aktuale të menaxhimit të situatës, del se kërkesa ka qenë e panevojshme dhe se presidenti Thaçi është dashur të jep një shembull të bashkëpunimit.

“Kushtetuta e vendit kërkon konsultim me kryeministrin për gjendje të jashtëzakonshme dhe kur kërkohet një gjë e tillë duhet të ketë një pajtim paraprak. Presidenti Thaçi e ka dëshmuar të kundërtën sa i përket menaxhimit të pandemisë”, është shprehur Osmani.

“Është nevojitur një bashkëpunim më i madh ndërinstitucional dhe të anashkalohen dallimet partiake, pasi kemi të bëjmë me një luftë ekzistenciale që bëhet çdo kund në botë. Është e pafajshme të shohim një polarizim të skenës së tillë politike në këtë kohë”, ka shtuar ajo.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka folur qasjes së saj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Pressing, Osmani ka thënë se nuk ndihet e përdorur brenda LDK-së pasi që nuk pyetet për vendimet e partisë.

“Nuk kanë qenë kundërshtimet ndaj partisë, por ndaj koalicioneve të gabuara që fondamentin e kanë pasur në krim e korrupsion. LDK e ka ditur për qëndrimet e mia para se të më kandidojë për kryeministre”, ka thënë Osmani, duke shtuar se qëndrimet e saj nuk lidhen me individë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat