Pse është lënduar Rama nga ju? Kurti: Për besë s’e di për çka e ka fjalën!

Aktuale

Pse është lënduar Rama nga ju? Kurti: Për besë s’e di për çka e ka fjalën!

Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:06
Albin Kurti, Edi Rama

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për ORA News në Shqipëri, ka folur rreth situatës politike aktuale në vend.

Ai ka komentuar edhe shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, por edhe për raportet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, transmeton Indeksonline.

“Ka shumë drama, shfaqja që kanë shënu kulturën e historinë e shqiptarëve, jo vetëm të Shqipërisë dhe besoj që në rastin më të keq dhe në rastin më të keq do të duhej të shndërrohej në muze dhe jo të shembej.

Ai është teatër i të gjithë shqiptarëve dhe kjo çasje që të shembet në orët e para të mëngjesit në kohë të pandemisë, më duket më shumë një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën apo urbanizimin.

E kuptoj që duhet të ketë kafiteri të artistëve pranë teatrit, por një herë duhet të ketë teatër”, tha Kurti.

Ndërsa i pyetur se pse Edi Rama ka thënë se është lënduar nga ai, kryeministri në detyrë i Kosovës, tha se nuk e ka idenë për çfarë e ka fjalën kryeministri shqiptar.

“Për besë s’e di për çka e ka fjalën Edi Rama që ka thënë që është lëndu.

Nuk kam shumë raporte me të për shkak unë propozova të takohemi bashkë, në fund të muajit mars, pasi që s’mundëm t’i bëjmë bashkë qeveritë, të flasim për hallet e përbashkëta sepse kufiri nuk do të duhej t’na ndante, pra Kosova dhe Shqipëria e kanë një kufi që s’është i shqiptarëve.

Por, ai s’pati gatishmëri, mendoj që kryeministrat e të dyja vendeve s’kanë komoditet të injorohen”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat