Rrustemi: Paradoksale që partitë të jenë kundër zgjedhjeve kur ato votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Aktuale

Rrustemi: Paradoksale që partitë të jenë kundër zgjedhjeve kur ato votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:13
Adnan Rrustemi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se kjo parti nuk ka refuzuar mandatarin për kryeministër.

Rrustemi në “Debat Plus” ka thënë se Presidenti ka gabuar që ka konsultuar subjektet politike nëse ato janë apo jo për zgjedhje të reja në kohën kur ato kanë mbështetur mocionin e mosbesimit.

“Në rendin tonë kushtetues qëndrimi i partive politike për apo kundër zgjedhjeve bëhet i ditur në momentin kur nisin iniciativën për mocion mosbesimi”, tha ai.

Ai ka thënë se situata në Kosovë është e qartë se çfarë duhej të kishte ndodhur pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

“Situata kushtetuese në Kosovë në vitin 2020 nuk dallon nga vitet paraprake kur ka pasur mocion mosbesimi. Është paradoksale që subjektet që e votojnë mocionin e mosbesimit të jenë kundër zgjedhjeve pas atij mocioni të suksesshëm”.

Rrustemi thotë se Kushtetuta nuk parasheh që Presidenti duhet të konsultojë subjektet politike në situatën e krijuar pas mocionit të mosbesimit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat