​Osmani e quan të panevojshme kërkesën e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme

Aktuale

​Osmani e quan të panevojshme kërkesën e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme

Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:21
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani për herë të parë është deklaruar publikisht rreth propozimit të mëhershëm të presidentit Hashim Thaçi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

Në Pressing, Osmani tha se sipas mënyrës aktuale të menaxhimit të situatës, del se kërkesa ka qenë e panevojshme dhe se presidenti Thaçi është dashur të jep një shembull të bashkëpunimit.

“Kushtetuta e vendit kërkon konsultim me kryeministrin për gjendje të jashtëzakonshme dhe kur kërkohet një gjë e tillë duhet të ketë një pajtim paraprak. Presidenti Thaçi e ka dëshmuar të kundërtën sa i përket menaxhimit të pandemisë”, është shprehur Osmani.

“Është nevojitur një bashkëpunim më i madh ndërinstitucional dhe të anashkalohen dallimet partiake, pasi kemi të bëjmë me një luftë ekzistenciale që bëhet çdo kund në botë. Është e pafajshme të shohim një polarizim të skenës së tillë politike në këtë kohë”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat