Vjosa Osmani për shkarkimin e Veliut: S’po them ta përbinim çështjen, por ta zgjidhnim

Aktuale

Vjosa Osmani për shkarkimin e Veliut: S’po them ta përbinim çështjen, por ta zgjidhnim

Më: 25 maj 2020 Në ora: 22:07
Vjosa Osmani dhe Agim Veliu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, të kishte problem dhe duhej ta zgjidhnin partitë e koalicionit mes vete, e jo ta përbinin.

“S’po them ta përbinim çështjen me Veliun, por ta zgjidhnim problemin”, është shprehur Osmani.

Kujtojmë se Veliu u shkarkua nga kryeministri Kurti me arsyetimin se ish-minsitri kishte përkrahur idenë e gjendjes së jashtëzakonshme të propozuar nga presidenti i vendit Hashim Thaci.

Të nesërmen, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se LDK’ja do ta nisë në Kuvend mocionin e votëbesimin, ku më pas edhe u rrëzua qeveria e Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat