Situatë e sikletshme për Kurtin: Përcillet me brohorima “Thaçi, Thaçi…” teksa del nga Qendra e Studentëve

Aktuale

Situatë e sikletshme për Kurtin: Përcillet me brohorima “Thaçi, Thaçi…” teksa del nga Qendra e Studentëve

Më: 26 maj 2020 Në ora: 12:10
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u gjatë vizitës në Qendrën e Studentëve e cila qe disa muaj po shërben si karantinë për të kthyerit nga Perëndimi u gjet në një situatë jo shumë të këndshme.

Ai nga aty dhe sot foli për presidentin Thaçi, mirëpo pasi përfundoi intervistën me gazetarë teksa po dilte jashtë u përmend sërish emri i Thaçit, por kësaj radhe nga persona përbrenda konviktit.

“Thaçi, Thaçi…ishin brohorimat që e shoqëruan Kurtin teksa po largohej nga dera.

Ndryshe, nga aty Kurti konfirmoi se karantina pritet të mbyllet në fund të muajit, gjersa përmendi edhe lehtësim të masave të tjera. /Reporteri.net

Shikoni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat