Haradinaj nga Gllogjani: Këtu do të bashkohemi gjithmonë për t’i nderuar të rënët

Aktuale

Haradinaj nga Gllogjani: Këtu do të bashkohemi gjithmonë për t’i nderuar të rënët

Më: 26 maj 2020 Në ora: 12:42
Ramush Haradinaj

Sot është bërë zbulimi i memorialit te vendi i quajtur Lajthia në Gllogjan, kushtuar dëshmorëve të kombit Luan Qerimaj, Rexhep Tafa, Besim Alijaj, Fetaj Selca dhe Haki Krasniqi.

Në zbulimin e memorialit ka marrë pjesë edhe bashkëluftëtari i dëshmorëve të cilëve u është kushtuar memoriali, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se memoriali është ngritur me iniciativë të bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve.

“Me iniciativë të bashkëluftëtarëve dhe familjarëve është ngritë ky memorial, i cili kujton vendin por edhe kohën e rënies të bashkëluftëtarëve, me këtë rast, të Luanit dhe Rexhepit, por edhe të bashkëluftëtarëve të tjerë”, ka theksuar Haradinaj para të mbledhurve gjatë zbulimit të memorialit.

Haradinaj ka theksuar se kanë qenë kohëra të vështira ato të vitit 1999.

“Kanë qenë kohëra të vështira në këtë periudhë të vitit ’99, të vështira për shkak se korridoret edhe për furnizim me teknikë lufte, por edhe për bartje të plagosurve, që ka qenë sfida kryesore e jona, kanë qenë të pasigurta, edhe ne e kemi provu në vazhdimësi, në atë kohë, në kohë të luftës me kriju korridore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat