OVL e UÇK-së: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe i montuar

Aktuale

OVL e UÇK-së: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe i montuar

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:45
OVL e UÇK-së: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe i montuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është shprehur kundër dënimit të shqiptarëve në “Rastin e Kumanovës” në Maqedoni.

“Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, është e indinjuar dhe reagon kundër dënimit të pjesëtarëve të quajtur si “Rasti i Kumanovës”. Ne besojmë dhe jemi të sigurt se shqiptimi i dënimit të 7 (shtatë) djemve shqiptarë me burgim të përjetshëm dhe me dhjetëra të tjerë që u dënuan me dënime të rënda drakonike, për “fajin” e vetëm se u tradhtuan nga tradhtaret dhe nga ligjet e këtij shteti artificial, nuk është gjë tjetër veçse proces i montuar i radhës që po u bëhet shqiptarëve”, thuhet në kumtesë.

“Ne si OVL të UÇK-së në Prishtinë ngrisim zërin kundër padrejtësive dhe proceseve të montuara e dënimeve politike që po u bëhen pjesëtarëve të luftërave çlirimtare të quajtur si “Rasti Kumanova””.

“Ne vlerësojmë se ky gjykim është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit të sotshëm në Maqedoni dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat