​Deliu-Kodra: Një qeveri pa legjitimitet vështirë që mund të lëvizë agjendën integruese

Aktuale

​Deliu-Kodra: Një qeveri pa legjitimitet vështirë që mund të lëvizë agjendën integruese

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:35
Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Integrim Evropian, ka thënë se procesi i integrimit evropian, nuk është i vetëm një qeverie, por është proces i zgjatur i qeverive me radhë.

Ajo theksoi se, Kosovës në këtë fazë i nevojitet një qeveri e cila punon për sundimin e ligjit dhe e cila i kryen obligimet në raport me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe proceset e tjera.

Deliu-Kodra: Procesi i integrimit evropian nuk është proces i vetëm një qeverie

“Procesi i integrimit evropian nuk është proces i vetëm një qeverie, është proces i zgjatur i qeverive me radhë të cilat e kanë filluar dhe janë pjesë edhe e procesit integrues por edhe liberalizimit të vizave, natyrisht është shumë e rëndësishme që qeveria çfarëdo që është ajo ta ketë legjitimitetin e sajë të plotë dhe të jetë në funksion që t’i kryej detyrat e saj. Po e them një qeveri e cila nuk ka një legjitimitet vështirë që mund të lëvizë agjendën integruese. Kosovës në këtë fazë më së shumti i duhet një qeveri e cila punon për sundimin e ligjit, e cila i kryen obligimet që i kemi marrë në raport me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe proceset e tjera që i ndihmojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Deliu

Deliu para mediave u shpreh se, në takimin e sotëm të këtij komisioni, kanë diskutuar edhe rreth raportit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial.

“Takimi i sotëm është ftuar nga kryetari i komisionit për të diskutuar raportin e këshillit gjyqësor dhe atë prokurorial, gjithmonë duke tentuar të ruajmë autoritetin e këtyre institucioneve të pavarura të cilat janë duke u sfiduar sidomos këtyre ditëve të fundit dhe kemi diskutuar në konfidencialitet këtë raport, gjithashtu kemi diskutuar lidhur me një raport që Komisioni për Integrime i ka kërkuar ministrit të Integrimit që lidhet me pandeminë dhe me atë se sa shtetet e BE-së e kanë ndihmuar Kosovën gjatë kësaj faze të pandemisë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat