Ambasadori britanik flet për vendimin e Kushtetueses, ka një kërkesë për politikanët e Kosovës

Aktuale

Ambasadori britanik flet për vendimin e Kushtetueses, ka një kërkesë për politikanët e Kosovës

Nga: G.B Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:29
Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se kjo është javë e rëndësishme për Kosovën, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e rëndësishme që të respektohet vendimi nga të gjithë, cilido qoftë ai, pasi disa do të jenë të kënaqur e disa të zhgënjyer.

Ai ka bërë thirrje që liderët dhe partitë politike të veprojnë në mënyrë që të sigurohet stabiliteti politik dhe siguria në Kosovë e të mos ketë dhunë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kjo është një javë e rëndësishme për Kosovën. Ne presim të dëgjojmë nga Gjykata Kushtetuese për hapat e ardhshëm në procesin politik pas votimit të mosbesimit në Kuvend. Është e rëndësishme që vendimi i tyre të respektohet nga të gjithë. Cilado qoftë vendimi, ai do të çojë në ndryshime, që mund të jenë në zgjedhje të reja ose në një qeveri të re. Disa njerëz do të jenë të kënaqur, të tjerët do të zhgënjehen, disa mund të jenë të kënaqur, të tjerët mund të jenë të zemëruar.

Sido që të jetë reagimi, është në interesin më të mirë të Kosovës, si një demokraci e re parlamentare, që një ndryshim i tillë të ndodhë në mënyrë paqësore dhe të qetë, pa retorikë politike të ekzagjeruar dhe pa kërcënim dhune. Të gjithë liderët politikë, në institucionet shtetërore ose partitë politike, duhet të veprojnë për të siguruar që stabiliteti dhe siguria politike e Kosovës, si dhe qëndrimi i saj ndërkombëtar, nuk është minuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat