Gani Geci i reagon Halil Matoshit: Halil pi raki e hyp mbi tavolina por mos u merr me mua, unë kam derdh gjak...

Aktuale

Gani Geci i reagon Halil Matoshit: Halil pi raki e hyp mbi tavolina por mos u merr me mua, unë kam derdh gjak...

Nga: N.Sh Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:31
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci i ka reaguar Halil Matoshit, i cili në një postim në Facebook ka folur për LDK-në dhe Gani Gecin ku e ka akuzuar se Geci e kishte ndarë LDK-në në vitin 2006, ndërsa tash në ballë LDK-ja e ka Haxhi Avdylin.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se kurrë nuk ka dal prej LDK-së, por atëherë ishin rrethanat ndryshe dhe sipas tij LDK-në e kanë nda Fatmir Sejdiu me Eqrem Kryeziun dhe me Hashim Thaçin.

Geci thotë se ka derdhur gjak për LDK.

Geci thotë se nuk është në strukturat e LDK-së por kurrë nuk e mbështet dhe as nuk e voton Albin Kurtin e as Hashim Thaçin.

“Albini po don me djegë, duke i ndihmuar disa brenda LDK-së duke e sharë LDK-në, e Hashimi po don me e ndarë duke i ndihmuar disa tjerë, por le ta dinë këta edhe ti bashkë me ta se ka shqiptarë Kosova që e dojnë dhe do ta mbrojnë këtë vend nga ata qe dojn me e djegë edhe nga ata që dojnë me e nda”, shkruan Geci.

Postimi i plotë:

REAGIM

Halil Matoshi hyp edhe naj ditë mbi tavolina ,kce përpjet e teposhtë, pije naj raki e mos u merr me mu, se unë kurrë prej LDK-së nuk dal.

Në vitin 2006, situata ka qenë tërësisht ndryshe, LDK-në e ka ndarë Fatmir Sejdiu bashkë me Eqrem Kryeziun dhe Hashim Thaçin të cilët më vonë tri vjet kanë nejt bashkë dhe ne vëllezërve Geci në atë kohë Fatmir Sejdiu na ka pas përzanë prej LDK-së me polici, 10 vjet s’na kanë lënë mu kthy.

Tani Fatmir Sejdiu edhe Eqrem Keyeziu por edhe Nexhat Daci kanë dal në pension.

Unë nuk jam në struktura të LDK-së, por kurrë, ama kurrë as nuk mbështes, as nuk votoj as për Albin Kurtin as për Hashim Thaçin, të dy këta për shkak të rivalitetit të tyre dhe interesave grupore e klanore të tyre po don njëri me djeg e tjetri me nda Kosovën.

Albini po don me djegë, duke i ndihmuar disa brenda LDK-së duke e sharë LDK-në, e Hashimi po don me e ndarë duke i ndihmuar disa tjerë, por le ta dinë këta edhe ti bashkë me ta se ka shqiptarë Kosova që e dojnë dhe do ta mbrojnë këtë vend nga ata qe dojn me e djegë edhe nga ata që dojnë me e nda.

Unë nuk jam komunist as i Stalinit, as i Titës, as i Enverit dhe kurrë nuk i bashkangjitem udhës për Rusi, politikisht të njejtë janë për mu Hashimi e Albini, vijn nga një brumë politik, por që për shkak të rivalitetit dhe interesave të tyre janë ndarë.

Ndoshta ndonjë nip i imi ose edhe ndonjë vëlla mundet me mendu ndryshe por unë kurrë jo. Unë votat i kam marr nën logon e LDK-së.

Le ta harrojnë të gjithë ata që mendojnë që unë i bashkangjitem ndonjë partie tjetër kundër LDK-së, as Vjosa Osmanit, as askujt.

Unë kam derdh gjakë për këto germat e LDK-së të kqija e të mira qeto që janë dhe këtu do të jem LDK, den baba den, qoftë edhe vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat