Sveçla priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë - Bota Sot
Sveçla priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë

Aktuale

Sveçla priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 18:13
Pamje nga takimi

U.d i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por apeluan që përkundër zbutjes së kufizimeve që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat