Çfarë po paralajmëron Besian Mustafa, flet për vrasjet e tradhtitë që ia bënë LDK-së - Bota Sot
Çfarë po paralajmëron Besian Mustafa, flet për vrasjet e tradhtitë që ia bënë LDK-së

Aktuale

Çfarë po paralajmëron Besian Mustafa, flet për vrasjet e tradhtitë që ia bënë LDK-së

Nga: A. J Më: 26 maj 2020 Në ora: 20:24
Besian Mustafa

Ministri në detyrë nga radhët e LDK-së Besian Mustafa përmes një postimi në facebook nuk ka lenë fjalë më të mira për të thënë për partinë të cilës i përket duke thënë se me LDK-në është rrit dhe se ajo është shtëpia e tij.

Mustafa po ashtu ka thënë se projekti i LDK-së për shtet ndërtimin e Kosovës së pavarur, i nisur më 1989, kur pakkush e besonte se mund të bëhej, vazhdon në 2020, plot 30 vjet pas themelimit të LDK-së. Shtetësia e Kosovës dhe LDK-ja janë të pashkëputshme, një simbiozë historike, rrumbullakimi i së cilës po afron.

Postimi i plotë:

Me LDK-në jam rritë. Nuk kam shpi tjetër, që nga 1989.

Projekti i LDK-së për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur, i nisur më 1989, kur pakkush e besonte se mund të bëhej, vazhdon në 2020, plot 30 vjet pas themelimit të LDK-së. Shtetësia e Kosovës dhe LDK-ja janë të pashkëputshme, një simbiozë historike, rrumbullakimi i së cilës po afron.

Secili anëtar i LDK-së, mbartim me vete kulturën politike të afrimit të njerëzve, partive dhe ideve, të bashkimit e jo të shpërndarjes, sepse siç thoshte ati themeltar i Kosovës, Presidenti Rugova “ne s’kemi njerëz për të humbur”. Si anëtar i Kryesisë së LDK-së, kryetar i Degës IV në Prishtinë, deputeti i gjashtë më i votuar dhe, me besimin e po kësaj Kryesie ministër nga radhët e LDK-së, e them me përgjegjësi të plotë politike dhe njerëzore se LDK gjithnjë ka trajtuar të gjithë partnerët qeverisës me respekt dhe dinjitet. Shpeshherë ne LDK kemi “përbirë gurët e nxehtë” të shumë linçimeve, ofendimeve, tradhtive e mizorive, disa prej nesh edhe të vrasjeve, vetëm për shtyrë projektin tonë, të shetformimit të Kosovës së pavarur, përpara edhe një hap; edhe një hap; edhe një hap.

Asnjë anëtar i LDK-së, as unë, asnjëri nga ne, për asnjë çmim, nuk tregtojmë me besimin e qytetarëve që e përkrahën projektin e LDK-së që nga dhjetori i 1989-tës. Rrumbullakimi i këtij projekti po afron, me LDK-në në krye, si gjithnjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat