Bilanci i Coronavirusit në Kosovë

Aktuale

Bilanci i Coronavirusit në Kosovë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 07:56
Ilustrim

Mbrëmë janë konfirmuar edhe nëntë raste të reja me virusin Covid-19 në vend.

Kështu numri i të prekurve me Coronavirusi në Kosovë, nga 8 shkurti, ka shkuar në 1 mijë e 47 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Përveç 9 rasteve të reja me këtë virus, Instituti ka njoftuar edhe për 3 të shëruar nga pandemia Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Coronavirusi në vend është gjithsej 794 raste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat